3 gabimet që bëni gjithmonë në përgatitjen e përsheshit të gjelit të detit

vovalbania February 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
3 gabimet që bëni gjithmonë në përgatitjen e përsheshit të gjelit të detit

Përsheshi me gjel deti është receta pa të cilën nuk ka kuptim tryeza e ndërrimit të viteve. Secila krahinë e përgatit në mënyrën e vet, por thelbi është i njëjtë.

Duke qenë se përsheshi është lezeti i mbrëmjes, të ftuarit tuaj nuk do ta shijonin njësoj ndërrimin e viteve pa përgatitjen ideale të tij.
Prandaj kini parasysh:

Pjekja e duhur e kulaçit:

Pasi e keni lënë kulaçin në furrë me 200 gradë, prova nëse është pjekur bëhet me anë të një thike.

Shponi mesin e kulaçit me thikë. Thika duhet të dalë e pastër në rast se kulaçi është pjekur sa duhet. Më pas lëreni të ftohet dhe sigurohuni të keni përftuar një brum poroz dhe jo të mbledhur.

Skuqja e kulaçit me gjalp:

Pas proçesit të pjekjes dhe të ftohjes së kulaçit, është momenti i coptimit. Më pas hapi shumë kryesorë është skuqja e tij me gjalp të freskët deri sa kulaçi të marri ngjyrë të artë.
Gjithë sekreti është të koha e skuqjes. Nëse e tejkaloni atë, rezultati do të jetë një përshesh i fortë. Në të kundërt, nëse e skuqni më pak se duhet do të përfundoni me një përshesh të ujshëm dhe shumë të zbutur.

Lëngu:

Jemi në momentin final, takimi i gjelit të detit me kulaçin dhe ndërmjetësuesi do të jetë pikërisht lëngu i gjelit të detit.
Këtu sekreti qëndron te sasia. Mos e teproni me lëngun e gjelit pasi përsheshi juaj do të duket si qull. Por përsheshi do të mbetet i thatë dhe i fortë nëse nuk i hidhni mjaftueshëm lëng.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE