Si shumë të tjerë edhe Sinan Vllasaliu shpërthen ndaj teksteve të Don Xhonit dhe Mozzik!

vovalbania February 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si shumë të tjerë edhe Sinan Vllasaliu shpërthen ndaj teksteve të Don Xhonit dhe Mozzik!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Mirëpo, një fenomen i tillë nuk mund të kalojë pa komentuar e shpesh edhe kritikuar. Shpesh, kemi parë figura publike si Erik Lloshi e të tjerë që muzikën e tij nuk e konsiderojnë art. Së fundmi, në një intervistë ka qenë pikërisht këngëtari Sinan Vllasaliu i cili ka shpërthyer ndaj teksteve të Don Xhonit dhe një reperi tjetër shumë të njohur Mozzik, duke e cilësuar si ‘Turpin e botës”.

Teksa në sfond u shfaq një këngë e Don Xhonit, ai u shpreh:

Japonezët me ia rregullu tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën.

Më pas është vendosur kënga e Mozzik ‘Shko’ e cila për hir të së vërtetës ka mjaft fjalë të pista dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga ana e artistit i cili u shpreh:

A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment.

Ende nuk ka një reagim nga ana e Don Xhonit apo Mozzik, megjithatë jemi në pritje se si mund të reagojnë pas këtyre fjalëve.

E padiskutim,  nese bëjmë një përmbledhje të punës së tij për vitin 2021, është totalisht e merituar dashuria e ndjekësve. Reperi është i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon dhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Mirëpo, tek reperi i hitit “Make a pose”, i cili ka shumë pak kohë në tregun muzikor, sigurisht që bie mjaft në sy.

E mesa duket, Don Xhoni ka vendosur ta zgjerojë burimin e të ardhurave të tij me një hap i cili është larg muzikës. Si shumë personazhe të tjerë të njohur, reperi ka vendosur të investojë në një biznes të tijin duke hapur një ‘lounge’ të ri në vendlindjen e tij, pikërisht në Drenicës.

Këtë e ka bërë me dije vetë ai në rrjete sociale, teksa gjithashtu ka bërë inagurimin e biznesit të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE