‘Vaj’, Samanta Karavella na zbulon pak nga surpriza e saj më e fundit!

vovalbania February 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Vaj’, Samanta Karavella na zbulon pak nga surpriza e saj më e fundit!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.

Dhe teksa ishim duke pritur me padurim, pak ditë më parë Samanta ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram se do të sjellë një album, një projekt të madh me të cilin ka punuar prej kohësh.

E teksa po lançon albumin e saj, Samanta nuk ka të ndalur me projektet që po i publikon njëra pas tjetrës. Pak muaj më parë publikoi ‘Jeta ime’ e kënga e rradhës duket se do të lançohet shumë shpejt. ‘Vaj’ është projekti më i ri që do të publikojë Samanta dhe me anë të postimit më të fundit në Instagram na ka zbuluar pak nga çfarë pritet të publikojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Samanta Karavella (@samantaofficial)

Ende nuk ka zbuluar datën e publikimit, por ne jemi gjithë sy e veshë për këngën më të re nga bukuroshja.

Rikujtojmë se kënga më e fundit nga Samanta është ‘Jeta ime’ dhe mund ta dëgjoni në platformën YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45270 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE