Versace zhvesh Gigi dhe Bella Hadid


Pozojnë nudo për koleksionin e ri Pranverë/Vere
Marka e famshme italiane e modës Versaçe zhvesh lakuriq motrat Gigi dhe Bella Hadid. Dy ikonat botërore të modelimit pozuan me kërkesë të stilistes së mirënjohur italiane Donatela Versaçe, e cila zgjodhi këtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen e publikut për koleksionin e ri Pranverë/Verë 2022, që do të ekspozohet së shpejti.
Fotoja është një imitim i motiveve tregimeve biblike për kopshtin e Edenit. Kjo duket qartë edhe nga detajet, ku shfaqet edhe një gjarpër që simbolizon demonët dhe molla e mëkatit.
Ndërsa pjesët intime, motrat i kanë mbuluar me çanta, që janë pjesë e aksesorëve të koleksionit të ri. Në profilin e saj, Donatela Versaçe i quan vajzat “Perëndeshat e Versaçes”. Hera e parë kur Donatela përdori nudot me persona të famshëm për të tërhequr vëmendje për koleksionet e reja ishte viti 1995, kur për të pozuar për Versaçen, u zhveshën Klaudia Shifer dhe Silvester Stallone.