Historia e pabesueshme e 29-vjeçares që vodhi miliona dollarë duke u shtirur si…

vovalbania February 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Historia e pabesueshme e 29-vjeçares që vodhi miliona dollarë duke u shtirur si…

“Inventing Anna” është seriali më i ri në treg. Bëhet fjalë për 29-vjeçaren ruse, Anna Sorokina, e cila mundi të zhvaste miliona dollarë dhe shërbime pa pagesë, nëpërmjet mashtrimit.

Anna bëri bujë, vetëm kur u përball me drejtësinë në vitin 2019, në një gjyq që ku u dënua me 4-12 vite burg.

Historia e zhurmshme e Sorokinës që në realitet ishte vajza e një kamionisti rus, nisi me zhvendosjen e saj në Nju-Jork dhe me krijimin e një identiteti të ri si Anna Delvey, trashëgimtare e një familjeje të pasur gjermane, e cila gëzonte një pasuri shumë të madhe dhe jetonte mes luksit.

Me këtë histori plotësisht të trilluar, Anna krijoi edhe një rrjete sociale një llogari ku shfaqte jetën e saj luksoze, duke e bërë gjithçka edhe më të besueshme.

Ajo shfaqej vetëm në lokale dhe restorante të shtrenjta, kalonte netët në hotele me shumë yje, vishej me firma dhe udhëtonte në destinacione luksi, duke bërë kështu miq me shumë para, të cilët duke i mashtruar, i merrte shuma marramendëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41924 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE