Vajza e Sabianit në BB VIP2? Këngëtari zbulon të vërtetën: Mund të bëjë gjithçka aty brenda

vovalbania February 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Sabianit në BB VIP2? Këngëtari zbulon të vërtetën: Mund të bëjë gjithçka aty brenda

Gazetarja e emisionit “Ftesë në 5” ka qenë e pranishme në festën e organizuar nga Top Channel për banorët e “Big Brother VIP”, ku ka ngacmuar me pyetjet e saj të ftuarit.

Ajo ka intervistuar edhe këngëtarin e njohur, Sabiani, i cili fitoi edhe më shumë zemrën e publikut me pjesëmarrjen në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri.

I pyetur nëse do ta lejonte vajzën që të ishte pjesë e BB VIP2, ai tha se “Keisi e ka marrë ftesën”.

Vajza e Sabianit në BB VIP2? Këngëtari zbulon të

“Keisi e ka marrë vendimin që do të jetë pjesëtarja më e re e Big Brother VIP 2”, tha këngëtari i dashur për publikun.

Ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Keisi do të dashurohej aty brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Sabiani u shpreh:

“Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE