“Duhet të kishe familje” Opinionistja e njohur dhe Robert Aliaj ‘kacafyten’ live: Shko jeto me maçokun

vovalbania February 25, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Duhet të kishe familje” Opinionistja e njohur dhe Robert Aliaj ‘kacafyten’ live: Shko jeto me maçokun

Artisti Robert Aliaj është përplasur me opinionisten e emisionit “Talk Love Story”, Xhensila Pere.

Ajo ka kërkuar një ballafaqim me Aliajn, pas një statusi që ai ka bërë duke e cilësuar si një personazh të dështuar dhe si e tillë nuk ka kredo morale për të këshilluar të tjerët.

Aliaj i drejtohet Xhensilës duke i thënë që këtu duhet të ishte dikush që ka familje dhe jo një beqare si ajo, që nuk mund t’u sugjerojë asgjë të rinjve. Aliaj i është drejtuar në fund duke i thënë që të shkojë të jetojë me maçokun e vet dhe t’i vijë turp që është beqare. Xhensila i është rikthyer me tone të ashpra se kush është ai që vendos për një gjë të tillë.

“Love Story mos e bëni zyrë sekserësh as moralizuesish provincialë. Nuk ka si mos të jetë nivel mediokër kur japin opinione individë të dështuar në jetën e tyre, habitet Xhensila me Kristin që në katër muaj nuk po vendos dot dhe arron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japi leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, shkruan Robert Aliaj.

Xhensila Pere: Unë do të doja të isha këtu për të celebruar një dashuri dhe jo për një status të tillë, kur kam marrë ftesën për të qenë opinioniste tek Love Story absolutisht kam qenë shumë e lumtur dhe bëra një premtim me veten që të jem sa më e drejtë dhe të di se ku mbaron liria ime dhe ku fillon liria e tjetrit. Gjithashtu jam përpjekur si me djemtë, si me vajzat, 4 fronistët të jap mendimin tim gjithmonë pa cënuar dhe pa fyer askënd. Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?

Robert Aliaj: Unë nuk të kam fyer fare, po nejse nuk dua të bëj debat këtu se nuk është vendi. Ideja ishte që…

Xhensila Pere: Unë ndihem e fyer…

Robert Aliaj: Do të them një gjë me shumë sinqeritet ky reagim është më kompleks se kaq se nuk më pëlqeu mënyra si i ndërtoni gjërat me orientime nga komiteti qendror e bla bla… unë i kam inat, nuk je vetëm ti e përfshirë aty. Ti ishe impulsi. Unë do doja njerëz të suksesshëm këtu…

Xhensila Pere: Ku është e shkruar që të jesh i suksesshëm duhet të kesh një familje? Ke folur mjaftueshëm…

Robert Aliaj në një moment të caktuar të shoë-t u largua pasi u ballafaqua me Xhensila Peren për një koment që kishte bërë për të. “E di si është puna Alketa, mua më vjen shumë keq, më vjen keq për Kristin, por këtë banalitet do ta lë këtu. Ky është banalitet skandaloz dhe është kulminant në televizion si event banal. “T’ju vijë turp që e bëtë këtë gjë kështu. Ajo të shkojë të jetojë me maçokun dhe t’i bjerë murit me kokë”, u shpreh Aliaj.

Pas gjithë ketyre debateve të forta opinionisti, Robert Aliaj, ka marr vendimin drastik dhe ka lënë emisionin në mes.

“Duhet të kishe familje. Shko jeto me maçokun e bjeri

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE