Vjen reagimi i parë nga këngëtarja më e njohur ukrainase ndaj sulmeve të Rusisë
Shteti ukrainas po përballet me një situatë alarmante.
Kjo për faktin se shteti rus e ka sulmuar me raketa nga mëngjesi i sotëm me urdhërin e presidentit Putin.
Këngëtarja e njohur ukrainase, Kazka ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku emocionoi të gjithë me shkrimin për situatën në të cilën gjendet vendi i saj.
Kazka ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe kujdesin që kanë treguar gjithë bota ndaj Ukrainës.
“Në shkurt, një ylber i ndritshëm u shfaq dy herë në qiellin mbi Kiev! Vetëm në mes të dimrit! Harku i tij shumëngjyrësh në sfondin e reve të zymta ishte një shenjë e mirë. Për të gjithë ne. Për Ukrainën. Dhe sot të gjithë qëndrojmë # pranë njëri-tjetrit dhe themi me zë të lartë: jemi dhe e vërteta është në anën tonë! Dhe e gjithë bota na dëgjon! Faleminderit të gjithëve që kujdesen për ne sot dhe na mbështesin”, shkruhet sipër fotografisë ku shihet këngëtarja me grupin e saj muzikor.