Konkurentja e re e Përputhen, nënë e një vajze/ Përplaset me Arjan Konomin

vovalbania February 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konkurentja e re e Përputhen, nënë e një vajze/ Përplaset me Arjan Konomin

Programit Pëpruthen i është bashkuar një konkurente e re, një grua 25 vjeçare, nënë e një vajze 6 vjeçare.

Konkurentja quhet Çiljeta Kormuzi, është nga Vlora por jeton në Itali. Ajo është bërë pjesë e emisionit për të njohur djemtë, por është përballur ashpër me opinionistin Arjan Konomi.

Konomi duket se nuk beson se konkurentja e re ka ardhur për të njohur djemtë por më shumë për famë.

Pjesë nga biseda:

Konomi: Nuk kanë faj të shkretët jo. Çiljeta, me gjithë të drejtën që ti ke për të jetuar jetën tënde, nuk e kuptoj pse vjen në një program televiziv për të gjetur dashurinë në një emision të tillë kaq rinor? Ti ke një moshë të pjekur dhe këta janë qumështorë, shumica e atyre

Çiljeta: Sa femra në Shqipëri ka që janë objekt i dhunës, torturohen nga mashkulli…

Konomi: Ç’lidhje ka?

Çiljeta: …dhe për hatër të fëmijëve nuk e jetojnë jetën të lira dhe mendojnë obobo kam fëmijët, nuk mund ta lë burrin…

Konomi: O ti të dashurohesh, të martohesh, të bësh ç’të duash po më duken këta sikur janë shumë të rinj për ty. Me kë do dalësh? Me Xhaferin? Nuk e kuptoj domethënë, si të shpie mushka që vjen këtu në emision. Më duket sikur Xhaferi do luajë me djalin e Çiljetës

Bora: Është e shëmtuar të thuhet kjo

Konomi: E shëmtuar por është realiteti, të ishte 20 vjec…

Konkurrentët: Po sa është? 25 është

Arjan Konomi: Sa?

Bora: 25

Konomi: Më shumë është, nuk është 25. Unë nuk e besoj që ka ardhur për të gjetur dashurinë. Ka ardhur për famë, për televizion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64442 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE