Big Mama feston ditëlindjen, merr dhuratë speciale!


Big Mama ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të.
Këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut mori urime të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj artistë kudo në rrjetet sociale.
Kjo ditë e veçantë padyshim nuk kaloi as pa dhurata.
Bigu mori një dhuratë speciale, një veturë, të cilën e prezantoi për ndjekësit e saj.
Ajo shprehet e lumtur për dhuratën që mori por nuk zbuloi se nga kush i erdhi.