Ndarja mund të jetë një lojë?! Trixa shfaqet me dhuratën e Donaldit dhe bëri lëmsh rrjetin!

vovalbania March 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndarja mund të jetë një lojë?! Trixa shfaqet me dhuratën e Donaldit dhe bëri lëmsh rrjetin!

Ndarja e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj ishte kryetema e ditëve të fundit.

Dyshja nuk u panë më bashkë që nga dalja nga shtëpia e Big Brother ndërsa nuk ndiqen më as në rrjete sociale dhe kjo u mor si konfirmim se mes tyre tashmë çdo gjë ka marrë fund.

Por teksa të gjithë po flasin për ndarjen e sigurtë mes tyre, Trixa na bëri lëmsh sërish.

Këngëtarja ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet me kapele, e cila duket se i përket Donaldin, pasi në rrjet figurojnë pamje ku aktori shihet me të njëjtën.

“Black sheep (dele e zezë)”,-lexohet në foton e stampuar tek kapelja.

Nuk dihet nëse këngëtarja e bëri qëllimisht për të nxitur debate apo gjërat mes tyre po rregullohen sërish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47860 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE