Lady Gaga dhe Bradley Cooper prapë bashkë në tapetin e kuq, por këtë herë ndryshe nga 2019-a

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lady Gaga dhe Bradley Cooper prapë bashkë në tapetin e kuq, por këtë herë ndryshe nga 2019-a

Ishte 24 shkurt 2019 kur në Dobly Theater, në Los Angeles, me rastin e edicionit të 91-të të Oscars, në skenë performoi Lady Gaga me Bradley Cooper. Ai në piano, ndërsa ajo para mikrofonit, të dy kënduan kolonën zanore të “A Star Is Born”, Shallow. Aq e bukur ishte performanca e tyre jashtë skenave të filmit me të njëjtin emër (ku ishin çift), saqë e gjithë bota nisi të flasë e mediat shkruan për një romancë. Asokohe, këngëtarja u nda nga partneri i saj, me të cilin flitej se do martohej.

Po ashtu, Cooper u nda nga Irina Shayk, e dashura historike me të cilën ka edhe një vajzë. Edhe pse të dy protagonistët e mohuan lidhjen mes tyre dhe u shprehën se e gjithë performanca ishte e qëllimtë, fansat ndërtuan iluzionet e tyre.

Dy artistët u ribashkuan në “SAG Awards 2022”, por këtë herë asnjë veprim i tyre nuk ishte aq emocionues sa të flitej prap për një lidhje. Megjithëse, ëndrra e fansave për t’i parë bashkë nuk është shuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE