Bëj nder të gjesh qeder, historia e shqiptarit në Zvicër që shkoi për të ndihmuar të aksidentuarin..

vovalbania March 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bëj nder të gjesh qeder, historia e shqiptarit në Zvicër  që shkoi për të ndihmuar të aksidentuarin..

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Stacionit kryesor të trenit në Cyrih një shofer kishte pasur një avari me makinën e tij. Jetmir Idrizil, 20 vjeçar nga Bülachu kishte ndalur makinën „Jaguar XF“ të babait dhe kishte dalë për të ndihmuar të aksidentuarin, shkruan 20minuten.ch.
Ai po provonte që të aktivizonte me një kabëll makinën që ksihte pësuar avari. Aty kishte ardhur edhe një person tjetër i cili në një gjermanishte të çalë i kishte thënë se donte po ashtu të ndihmonte. Jetmiri e ksihte refuzuar por ndërkaq personi në fjalë kishte hapur derën e jaguarit, kishte hipur në të dhe ia kishte mbathur transmeton albinfo.ch. Jetmiri nuk kishte mundur të reagonte kështu që i mbeti vetëm ta ndiqte me shikim ndërsa kishte mbetur pa makinë dhe pa para, të cilat i kishte pasur në makinën tashmë të grabitur. „Për fat, personi që e kisha ndihmuar, më çoi deri në shtëpi me makinën e tij“.

Babai i tij nuk ishte hidhëruar për humbjen e makinës. „Ai ishte i lumtur që vetëm jaguari kishte humbur ndërsa mua nuk më kishte ndodhur asgjë“, thotë i riu.

Por edhe makina u gjet relativisht shpejt. Ajo ishte zbuluar në orën 9.23 në tunelin San-Bernardino, njofton Policia e Qytetit të Cyrihut. Policët pastaj e kishin kapur vjedhësin, një shtetas maroken të moshës 39 vjeçare në Roveredo të Graubündenit. „Kemi pasur fat pasi që vetëm pak kilometra më tutje, makina do të ishte në Itali.

Jaguari që tashmë i është kthyer pronarit, kishte vetëm një gërvishtje dhe një pasqyrë të dëmtuar. « Shpresojmë se sigurimi e merr përsipër », thotë Jetmiri. Por, ndërsa makina është gjetur, nuk janë gjetur më shumë se 2000 frangat që ai i ka pasur në makinë. Është për të ardhur keq por në krahasim me Jaguarin që ka kushtuar disa dhjetëra mijë franga, kjo shumë e parave është e vogël, shprehet Jetmiri.

Ngjarja që i ka ndodhur nuk do ta ndalojë për të ndihmuar sërish njerëzit në nevojë në trafik, thotë Jetmiri. « Vetëm ,herën tjetër mbase do të jem më i kujdesshëm. Por solidarizimi është gjë e mirë, mendoj unë »

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47362 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE