Këngëtarja e njohur Eva Simons bëhet nënë për herë të parë!

vovalbania March 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja e njohur Eva Simons bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur, Eva Simons është bërë nënë për herë të parë. Kështu ka bërë të ditur artistja përmes një postimin në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa zbuloi se ka ardhur në jetë vajza e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Rosie Nova. Artistja hollandeze bukuroshe ka shkruar:

Pas 3 ditësh që dukeshin si përgjithmonë, mendova se nuk do t’ia dilnim. Por Zoti ka një plan tjetër. Na vjen mirë që kishim një ekip shumë të mirë specialistësh rreth nesh në një moment kritik në jetën tonë. Vajza ime e ëmbël, Rosie Nova, ti ke qenë gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E V A S I M O N S (@evasimons)

Këto ishin fjalët që kishte shkruar Eva në postimin e saj ku bashkëngjiti edhe fotot e para me të bijën dhe partnerin e saj. Kujtojmë që Eva është e fejuar me Sebastiaan Zwarts, i cili është gjashtë vjet më i ri, dhe janë në lidhje që nga viti 2019. Ndryshe, 37-vjeçarja është bërë më e njohur për hitin “Policeman” që e solli në bashkëpunim me Konshens.

Simons gjithashtu njihet edhe për të këngët si: “This is Love”, “Bludfire”, Heartbeat” dhe “Escape from love”.

E mesa duket është viti i lindjes për shumë artistë nga bota e muzikës. Kujtojmë gjithashtu se edhe artistja e njohur me famë botërore Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin A$AP Rocky. Këngëtarja 33-vjeçare konfirmoi lajmin teksa tregoi me krenari barkun e saj të rrumbullakosur në një fotosesion mahnitës në Harlem. Nëna e ardhshme i përballoi temperaturat e ftohta ndërsa zbërtheu pallton e saj rozë për t’i lejuar fotografëve të shihnin për herë të parë barkun e saj shtatzënë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45345 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE