Pas kaq kohësh, Loredana i rikthehet temës për Mozzik, zbulon detaje për raportin e tyre sot!
Mozzik dhe Loredana janë ndarë prej kohësh por publiku vazhdon emrat e tyre t’i lidhë gjithmonë bashkë duke u interesuar për çdo detaj e madje duke kërkuar vazhdimisht rikthimin e tyre.
Artistët e njohur që nga lidhja e tyre kanë një vajzë, Hana, kishin një rikthim pas ndarjes së bujshme, i cili nuk funksionoi dhe ndanë sërish rrugët.
Por si është raporti i tyre sot?, kjo pyetje bëhet vazhdimisht nga fansat dhe ka qenë Loredana që së fundmi është përgjigjur në disa pyetje që lidhen me Mozzik.
A ka diçka mes teje dhe Mozzik?” – ka qenë njëra prej pyetjeve të cilës i është përgjigjur vetëm me “Jo”.
Një detaj tjetër që iu ka interesuar fansave ka qenë në lidhje me raportin e përbashkët që iu duhet ta kenë shkaku i vajzës, Hanës.
“Pavarësisht të gjithave, a merreni vesh kur bëhet fjalë për Hanën?” – ka qenë një tjetër pyetje të cilës i është përgjigjur me logjikën e njëjtë – shkurt.
“Duhet” – ka deklaruar Loredana në Instagram.