Patën mosmarrëveshje brenda shtëpisë, por mesa duket mes Einxhel dhe Beatrix gjërat janë rregulluar!

vovalbania March 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Patën mosmarrëveshje brenda shtëpisë, por mesa duket mes Einxhel dhe Beatrix gjërat janë rregulluar!

ig Brother Vip Albania” na ka dhuruar shumë emocione të forta. Lotët, të qeshurat, përqafimet dhe lidhjet e dashurisë nuk munguan gjatë këtij edicioni të parë të “BBV”.

E mes çiftit Trixa-Donald dhe Einxhel marrëdhëniet nuk ishin fare të mira, por duket se pas daljes nga shtëpia çdo gjë ka ndryshuar. Jo vetëm mes dyshes që të gjithë po përflasin ndarjen e tyre, por edhe mes dy bukurosheve mesa duket ujërat qenkan qetësuar. Madje jo vetëm aq, por Trixa së fundmi i ka bërë një koment që tregon shumë afrimitet mes vajzave dhe ne na vjen shumë mirë për këtë.

Përshëndetje Engjëll

Edhe pse nuk pritej, ky edicion na ‘dhuroi’ plot 3 çifte. Mes Trixa-s dhe Donaldit gjërat duket të jenë mbyllur, por kemi ende dy çifte të tjera që deri më tani na kanë treguar se po shkojnë më së miri. Sarah-PM dhe Einxhel- DAGZ janë dy dyshe shumë të pëlqyera nga publiku, teksa për këta të fundit fillimisht nuk kishte shumë besim.

Mirëpo, me kalimin e ditëve ata jo vetëm na kanë treguar se janë gjatë gjithë kohës bashkë, por me veprimin e fundit Einxhel na ka lënë të kuptojmë se gjërat mes tyre po shkojnë më së miri. Bukuroshja me anë të disa Instastory-ve na ka treguar se ka vendosur një varëse ku me të madhe është shkruar ‘DAGZ’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45332 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE