Me rrahjet e zemrës së bebit si kolonë zanore, Dojna Mema jep lajmin e bukur: Ajo dhe Vlashenti do bëhen prindër
Dojna Mema, e ruajti lajmin më të bukur të jetës për ditën e grave. Me rastin e 8 marsit ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së parë. Dhe aktualisht është 16 javëshe.
“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate 🤍 #16weeks”, shkroi ajo krah videos ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe në sfond dëgjohen rrahjet e zemrës së foshnjës.
Dojna e ka zbuluar lajmin sapo ka kaluar periudha delikate e tre muajve të parë. Ajo ka arritur ta fshehë për javë me radhë edhe pse ka qenë live në transmetim të dielave.
Dojna dhe Vlashenti, partneri i saj kompozitor dhe këngëtar, kanë vite që janë bashkë dhe shpejt u kthyen në një nga çiftet më të dashur të showbizit. Pak kohë më parë ata shpallën fejesën, e tashmë familja po rritet.