Mila Kuins: Pse si ukrainas u arratisëm prej Bashkimit Sovjetik kur isha 7 vjeç?

vovalbania March 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mila Kuins: Pse si ukrainas u arratisëm prej Bashkimit Sovjetik kur isha 7 vjeç?

Mila Kuins, që emrin e vërtetë e ka Milena Markovna Kuins, është një aktore me origjinë ukrainase nga Chernivtsi. Familja e saj është hebre dhe u arratis nga Ukraina, (që asokohe ishte pjesë e Republikës Sovjetike), kur ishte vetëm 7 vjeç, në 1991-shin.

Në një intervistë të vitit 2011 aktorja e njohur bëri një rrëfim për “Daily Telegraph”,  me fokus të shkuarën dhe arsyet pse familja e saj vendosi të linte Ukrainën, që ishte nën kontrollin e Rusisë Sovjetike. “Familja ime ka jetuar holokaustin. Gjyshërit e mi ndërruan jetë dhe shumë të tjerë nuk mbijetuan”, ka rrëfyer ajo.

Anti-Semistët në Bashkimin Sovjetik ishin arsyeja kryesore pse familja e saj u largua në Amerikë. Mila ka pranuar se Rusia nuk lejonte fenë pas Holokaustit, por familja e saj e rriti me frymën e duhur për të mos e harruar se ishte me origjinë hebre.

Në një intervistë tjetër për Glamor në 2016-ën, Mila tregoi vështirësitë që hasën prindërit e saj që t’i jepnin një jetë më të mirë. I ati ishte inxhinier mekanik, ndërsa e ëma mësuese fizike. “Ata erdhën në Amerikë vetëm me një valixhe dhe 250 dollarë, ndërsa ne ishim shtatë persona. Prindërit punon gjithë ditën dhe natën shkonin në shkollë për të mësuar anglisht. Ata bënë gjithçka për ne. Edhe pse ishim të varfër, bënë gjithçka mundën që mos ndiheshim inferior ndaj fëmijëve të tjerë”, rrëfeu aktorja.

Së fundmi, me luftën që ka nisur në Ukrainë dhe përpjekjet e Rusisë për të vendosur pushtetin aty, Mila dhe bashkëshorti i saj e kanë vendosur fokusin në ndihmën që duhet dërguar. Vetë ata dhuruan 3 milionë dollarë për fondin e refugjatëve dhe tani po realizojnë një fushatë aktive për të kthyer vëmendjen në problematikat humanitare aktuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE