Aksident masiv në aksin Milot-Fushë Krujë, disa të plagosur!


Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot – Fushë Krujë, pranë fshatit Derven.
Të paktën tre automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa paraprakisht deklarohet se drejtuesi i njërit prej automjeteve ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe po punohet për nxjerrjen e tij.
Paraprakisht flitet për disa të plagosur.
Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.