Ermal Meta rikujton periudhën e tmerrshme që kaloi: “Babai na la vetëm…”!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ermal Meta rikujton periudhën e tmerrshme që kaloi: “Babai na la vetëm…”!

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka folur së fundmi në një intervistë për ‘Oggi’, rreth problemit shëndetësor që pati dhe gjithashtu u ndal në kohën kur jetonte në Shqipëri, e cila përkon me regjimin komunist. Ermali u shpreh se nuk do e falë kurrë babain e tij që e la vetëm në ato vite të tmerrshme.

Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku e tmerrshme. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.

Rikujtojmë, se këngëtari shqiptar i cili prej vitesh jeton në Itali lajmëroi fansat se prej ditësh kishte fryrje në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Me anë të disa postimeve në Instastory-n e tij, Ermali shkroi:

Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj.

Risjellim në vëmendje se rreth 6-të vite më parë Meta publikoi një ndër hitet muzikore kushtuar babait të tij, që bëri bujë si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Kënga quhet “Lettera a mio padre” dhe i dedikohet të atit të dhunshëm të artistit për të cilin ai ka folur shpeshherë. Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Ermali zbuloi se babai e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ai shtoi se kurrë nuk do të jetë në gjendje ta falë madje dhe në këngët e tij shpeshherë e përmend këtë fakt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64442 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE