Grabiti banesën dhe u hodh nga ballkoni, policia i jep fund aventurës së të riut në Vlorë

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabiti banesën dhe u hodh nga ballkoni, policia i jep fund aventurës së të riut në Vlorë

Hyri për të vjedhur në një banesë, por u hodh nga ballkoni pasi u pikas nga pronarja e saj, e në fund përfundoi në prangat e policisë. Është kjo ngjarja e regjistruar në Vlorë, ndërsa në pranga është vënë 26 vjecari me inicialet G.Ç. Mësohet se i riu, me precedentë të mëparshëm penale për vjedhje, është dërguar në spitalin e Vlorës, pasi ka marrë dëmtime në trup si pasojë e hedhjes nga ballkoni.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vodhi në banesën e një shtetaseje dhe tentoi të shmangte shërbimet e Policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një telefonate në sallën operative të DVP Vlorë se në një banesë në lagjen “1 Maji” , një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë dhe po tentonte të largohej pasi pikasur nga pronarja e baneses, organizuan menjëherë punën për kapjen e tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.

Ky shtetas, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast.

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi G. Ç. është autori i vjedhjes së një tjetër aparati celular, në lagjen “1 Maji”, më datë 02.08.2022.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE