Protesta në Vlorë, pronarët e mjeteve të vogla detare: Na lini të lundrojmë, kemi dokumentacion përkatës

vovalbania August 06, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Protesta në Vlorë, pronarët e mjeteve të vogla detare: Na lini të lundrojmë, kemi dokumentacion përkatës

Pronarët e mjeteve të vogla lundruese detare kryesisht gomone dhe skafe kanë protestuar sot në ditën e tretë , ku asnjë mjet lundrues të mos lundrojë në det pa marrë leje nga institucionet përkatëse.

Pronarët e mjeteve lundruese pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje janë drejtuar drejtorisë se Kufirit të Vlorës për të marre informacion .

Ata kanë vijuar te protestojnë pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucioni përkatës . Ndërkohë që sipas tyre kjo është e pa drejtë, pasi nuk japin asnjë informacion, ndërkohë që gjithë dokumentacioni që ata disponojnë e kanë të rregull.

Në vendzbatimin e mjeteve lundruese ndodhen rreth 70 mjete që presin të nisen me pushues drejt ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Kujtojmë se në kulmin e sezonit turistik, për shkak të ngjarjes tragjike në Himarë, asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk do të dalë dot në det. Ky vendim, i konfirmuar më 5 gusht nga Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorë, Eduart Sulejmani ka nxitur revoltën e qytetarëve të Vlorës të cilët kanë dalë sot përpara policisë kufitare.

Duke shpjeguar se rasti i Himarës, është padyshim një rast tragjik një administrator është shprehur se ky vendim, është i padrejtë dhe se po i lë pa bukë.

Sulejmani u shpreh se mjetet lundruese që të lëvizin në det duhet të kenë një sërë dokumentesh, që nga ato të mjetit, licencë turistike, NIPT të regjistruar në QKR, kontratë me zyrën e punës, të jenë të siguruar etj. Nëse do të mungojë qoftë dhe një dokument do të merren masa administrative deri në bllokim të mjetit lundrues.

Dy ditë më parë, ishte policia kufitare cila jepte lejet për gomonet që te lëviznin në det, ndërsa në det ishte dhe gomonia e policisë që kontrollonte mjetet për dokumentacionin. Më pas policia dha urdhër që të mos lëvizë asnjë mjet lundrues në det.

Në këtë mënyrë, pronarët janë detyruar të kyçin mjetet lundruese që i jepnin me qira gjatë sezonit veror. Kjo vjen pas tragjedisë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen. Edhe Policia Kufitare e Sarandës e Ksamilit ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike. Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jet ski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.

Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE