Alban Ramosaj tregon se kush duhet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alban Ramosaj tregon se kush duhet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion!

Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe na përfaqësoi ditën e djeshme në gjysmëfinalen e parë në Eurovision edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në finale.

Ditën e sotme Albani ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të tij. Një prej tyre e ka pyetur këngëtarin, se cilin nga artistët mendon se duhet ta përfaqësoj vendin në Eurovizion sipas tij. Albani nuk ka nguruar t’i përgjigjet kësaj pyetje dhe i ka bërë tag Yll Limanit, duke treguar kështu se do të donte ta shikonte atë në Eurovizion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE