Çmimi i madh i Anglisë në MotoGP, dominon Bagnaia!
vovalbania
August 07, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Vëmendja e tifozëve të MotoGP ishte e fokusuar sot te Çmimi i madh i Anglisë. Pas një gare spektakolare dhe me shumë emocione, në fund ai që ia doli të triumfonte ishte Francesco Bagnaia. Bagnaia dhe Ducati i tij ishin në një ditë të mirë sot dhe kjo u pa qysh në fillim.
Vendi i dytë dhe i 3-të shkojnë për Vinales me Aprilian e tij dhe Miller (Ducati). Fabio Quartararo i Yamaha-s nuk shkon më shumë se pozicioni i tetë, në një garë që mund të shkonte shumë më ndryshe.