Mes tensionesh, Kina mbyll sot stërvitjet në Tajvan!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes tensionesh, Kina mbyll sot stërvitjet në Tajvan!

Edhe sot në mëngjes, Kina vazhdoi stërvitjet e shumë diskutueshme ushtarake rreth Tajvanit, në atë që duhet të jetë dita e fundit e manovrave, që kanë rritur në maksimum, tensionet në rajon.

Ushtria tajvaneze raportoi për 20 avionë ushtarakë kinezë e 14 anije luftarake në stërvitje, me dronë të rivëzhguar në ishullin Kinmen të administruar nga Tajvani, i cili është vetëm 10 kilometra nga qyteti port Xiamen. Sipas ekspertëve, nuk pati mbikalime kineze në ishull, i njohur edhe si Quemoy, që nga vitet 1950. Ishullin autonom, Pekini e pretendon të vetin e si kundërpërgjigje nisi stërvitjet ushtarake për demonstrimin e forcës.

Vetëm pak ditë më parë, Kina anuloi një takim të ministrave të Jashtëm me Japoninë, për të protestuar ndaj një deklarate të G7-ës që thonte se nuk kishte asnjë justifikim për stërvitjet ushtarake të Pekinit e që praktikisht rrethojnë Tajvanin.

Udhëheqja në Pekin nisi manovrat, në përgjigje të vizitës në Taipei të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi, në fillim të kësaj jave. Në një deklaratë, zyrtarja e lartë amerikane shprehu shqetësimin se Tajvani ishte penguar të merrte pjesë në takimet globale gjatë viteve.

Tajvani është penguar të marrë pjesë në takimet globale, së fundmi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të kundërshtimeve nga Partia Komuniste Kineze. Ndërsa ata mund të pengojnë Tajvanin të dërgojë liderët e tij në forume globale, ata nuk mund të pengojnë liderët botërorë apo këdo që të udhëtojë në Tajvan për të respektuar demokracinë e tij në lulëzim, për të theksuar sukseset e tij të shumta dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Stërvitjet përfaqësojnë shfaqjen më të madhe të forcës ushtarake të Kinës që kur ato me raketa të kryera në mesin e viteve 1990, çuan në dërgimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të dy aeroplanmbajtëseve në ngushticën e Tajvanit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45412 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE