E akuzuan për ndryshimet në fytyrë, Chrissy Teigen i kthehet ndjekësve!
Chrissy Teigen iu është përgjigjur fansave të cilët kanë shkruar në Instagramin e saj se nuk e njohin pasi ajo postoi një foto me fytyrë të pastër e të butë. Modelja, 36, postoi një foto të saj me djalin Miles dhe një fans shkroi:
As që e njoha atë.
Chrissy u përgjigj:
Unë i kam këta dhëmbë për rreth 10 vjet.
Një tjetër fanse më pas shkroi:
Ti je e bukur, pse e ndryshon fytyrën? Nuk të njoh në këtë foto.
Shumë fansa të tjerë shkruan në komente se sa bukur po dukej Chrissy, me grim minimal dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Dhe një fans tjetër shkroi:
Diçka është shumë ndryshe tek ajo. Ende e bukur por kaq ndryshe.
Chrissy është duke u përgatitur për të mirëpritur një fëmijë në familjen e saj dhe ka njoftuar shtatzëninë e saj me një postim që është shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram katër ditë më parë. Chrissy dhe John fillimisht u takuan ndërsa punonin në setin e një videoklipi në 2006.
Dyshja ishin në lidhje për disa vite përpara se këngëtari ta propozonte në vitin 2011. Të dy mbajtën një ceremoni martese që u zhvillua në Itali dy vjet më vonë. Ata janë prindër të Lunës, gjashtë vjeç dhe Miles, katër vjeç.