OKB kërkon akses ndërkombëtar në centralin bërthamor ukrainas Zaporizhja!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB kërkon akses ndërkombëtar në centralin bërthamor ukrainas Zaporizhja!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje që inspektorëve ndërkombëtarë t’u jepet akses në centralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainë, që është dhe më i madhi nuklear në Europë. Apeli i sotëm u bë pasi Ukraina dhe Rusia shkëmbyen akuza lidhur me bombardimet gjatë fundjavës në këtë impiant, duke ngritur alarmin për sigurinë e tij.

Çdo sulm në centralin bërthamor do të ishte akt vetëvrasës!

Ukraina tha se sulmet e reja ruse, që nisën më 6 gusht, dëmtuan tre sensorë të rrezatimit dhe u lëndua një punëtor në centralin bërthamor të Zaporizhjas. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzon Moskën se po kryen “terror bërthamor”, që sipas tij, “duhet të nënkuptojë më shumë sanksione ndërkombëtare, këtë herë në sektorin bërthamor rus”.

Nuk ka shtet në botë që mund të ndihet i sigurt kur një vend terrorist sulmon një central bërthamor.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas gjendet rreth 200 kilometra në veriperëndim të Mariupolit, qytet që kontrollohet nga rusët. Ky central ishte nën mbikëqyrjen e pushtuesve që nga koha kur trupat e Moskës e morën nën kontroll, në fillim të luftës. Por, stafi ukrainas vazhdon të punojë atje, pasi është i kualifikuar.

Autoritetet pro-ruse pretendojnë se forcat ukrainase goditën centralin me granata, duke dëmtuar edhe ndërtesat administrative e një zonë pranë një depoje. Ambasada ruse në Uashington, gjithashtu lëshoi një deklaratë duke fajësuar “nacionalistët ukrainas” për dëmin e shkaktuar.

Luftimet në Zaporizhja kanë alarmuar botën. Guterres tha se Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), duhet të ketë akses në këtë central.

Ne mbështesim plotësisht AIEA-n, në përpjekjet në lidhje me krijimin e kushteve për stabilizimin e centralit.

Shefi i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi, paralajmëroi se sulmet e fundit “paraqesin një rrezik shumë real për katastrofë bërthamore”. Grossi u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt, të “tregojnë përmbajtje” pranë këtij centrali bërthamor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE