Situatë e vështirë nga zjarret në Shkodër; digjen dy banesa! Zjarrfikësit dhe ushtria rrethohen nga flakët
Situata e zjarrit mbetet shumë e rëndë në fshatin Vilze, të Shllakut në Shkodër, pasi kanë mbetur të bllokuar zjarrfikësit dhe vullnetarët në mes të flakëve.
Era e fortë i ka favorizuar akoma më shumë vatrat, për këtë arsye janë bllokuar rrugët dalëse të ushtrisë, zjarrfikësve dhe vullnetarëve.
Ata janë të rrethuar nga zjarri prandaj është kërkuar ndërhyrja emergjente e forcave shtesë zjarrfikëse me mjeteve per të zhbllokuar korridorin dalës dhe shpëtimin e tyre.
Në Berdicë një lagje e tërë rrezikon të digjet, ndërkohë që flakët shkrumbuan dy banesa tashmë. Nga zjarri rrezikohen disa banesa në lagjen Masmalaj. 1 mjet zjarrfikës ndodhet në vendngjarje por e ka te pamundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që në këto momente është shfaqur edhe një vatër tjetër në Velipojë pranë rezervatit.
Lezhë, situatë problematike e zjarri në Kaçinar, terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen
Situata e zjarrit në fshatin Shpërdhazë në Njësinë Administrativë Kaçinar vijon të jetë problematike.
Në terren ndodhen 3 zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por për shkak terrenit të vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen. Operacioni në këtë zonë po drejtohet nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Mirditë. Po ashtu, edhe në Malësinë e Kurbinit zjarri vijon të jetë aktiv, por aktualisht nuk përbën rrezik për zonën e banuar, pasi sot ka pasur dhe ndërhyrje nga ajri.
Vijon..