Çuna na vjen keq t’ju themi por Rita Ora është zyrtarisht nusja më e re e showbiz-it!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çuna na vjen keq t’ju themi por Rita Ora është zyrtarisht nusja më e re e showbiz-it!

Pasi Taika Waititi dhe Rita Ora ndezën thashethemet se janë martuar pasi regjisori u pa me një unazë martesë në gisht, vjen konfirmimi i lajmit. “The Sun UK” raporton se çifti janë martuar në një ceremoni intime në Londër.

Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre të cilët mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.

Rita duket se e konfirmoi lajmin, pasi u shfaq me një unazë rreth në një foto të publikuar në Instagram të dielën.

Burimi më tej pohoi se këngëtarja e cila pas martesës ka ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi-Ora donte një martesë të vogël në mënyrë që ta mbante marrëdhënien e tyre sa më private. Burimi shtoi se:

Është planifikuar të bëhet një festë e madhe, e stilit të showbiz-it, por mos prisni ta shihni të pasqyrohet në revistën me ofertën më të lartë.

Këngëtarja 31-vjeçare dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley. Rikujtojmë, se Rita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë.

Ajo pritet të mbajë koncert më 6 Shtator në kryeqytetin e Shqipërisë dhe këtë ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari. Vetë këngëtarja ka ripostuar foton me mbishkrimin se është e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën e saj të bukur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58475 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE