Dy aksidente rrugore në vend, një viktimë e 6 të plagosur!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy aksidente rrugore në vend, një viktimë e 6 të plagosur!

Aksidentet automobilistike vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në rrugët shqiptare. Policia njofton sot për një të tillë në aksin Vorë-Tiranë, me pasojë vdekjen e një 41-vjeçari. Viktima lëvizte me motor kur një natë më parë u përplas fatalisht nga një makinë, me drejtues një 30-vjeçar.

Njoftimi zyrtar:

L. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Vorë-Tiranë është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. M., 41 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Në një tjetër aksident rrugor, në jug të vendit, përplasja e dy makinave “BMW” e “Benz” shkaktoi plagosjen e 6 personave, mes tyre tre të mitur në rrugën Kardhiq-Sarandë, pranë fshatit Shelegar. Fatmirësisht, raportohet se të lënduarit nuk morën dëmtime serioze, duke mos rrezikuar jetën.

Sot, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Kardhiq-Sarandë, në fshatin Shelegar, një automjet tip “BMW” me drejtuese shtetasen A. K. dhe pasagjer shtetasin A.G. është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.S. dhe pasagjerë tre shtetas të mitur. Të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nga hetimet paraprake rezulton se të dyja makinat që udhëtonin në kahe të kundërta, lëviznin me shpejtësi mbi normat e lejuara për rrugën ku ndodhi përplasja. Aksidenti çoi në bllokim rreth 30 minutësh të aksit, ndërsa tani qarkullimi vijon normalisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE