“Është dhimbje që jeton me mua”, aktorja shqiptare flet për humbjen e binjakëve

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është dhimbje që jeton me mua”, aktorja shqiptare flet për humbjen e binjakëve

Aktorja e humorit, Delinda Disha ka folur për periudhën e vështirë që kaloi disa muaj më parë pasi njoftoi se kishte humbur binjakët që po priste. Së fundmi, në një bisedë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit, njëri prej tyre e ka pyetur për këtë moment që kaloi.

“Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”, ka qenë pyetja që i ka bërë ndjekësi. Aktorja e humorit rrëfeu se nuk e ka kaluar aspak mirë atë periudhë, dhe se dhimbja e humbjes së binjakëve jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, shkruan Delinda në Instastory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48441 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE