“Jam shumë mirënjohëse për dashurinë pa kushte”, kujt ia dedikon këto fjalë Einxhel?

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam shumë mirënjohëse për dashurinë pa kushte”, kujt ia dedikon këto fjalë Einxhel?

Einxhel Shkira është një nga personazhet publike më të komentuar të momentit. Që pas “Big Brother Vip Albania”, jo vetëm që gjithçka rreth Einxhel përbën lajm, por romanca e saj me DJ Dagz, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

E padyshim me gjithë famën e marrë, prezantuesja ka fituar dhe shumë ndjekës e dashamirës që janë mbështetja më e madhe e të gjithë personazheve të njohur. Shpesh jemi mësuar që ata më besnikët u kushtojnë dedikime me video idhujve të tyre, ashtu si ka bërë pak më parë një prej fanseve të Einxhel.

Kjo e fundit jo vetëm e ka ripostuar, por i ka kushtuar dhe disa fjalë shumë të bukura.

Zoti të bekoftë Engjëll i vogël. Jam shumë mirënjohëse për dashurinë pa kushte që po marr çdo ditë e më shumë.

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar. Deri më tani Einxhel ka reaguar disa herë në rrjete sociale, duke ironizuar aludimet për të ama duket se u ndal me aq. Duket se kjo situatë e ka acaruar Einxhelin, pasi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështje.

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohet sa më shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE