Përdoruesit e Twitter sërish të pakënaqur pas problemeve të tjera me rrjetin social!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përdoruesit e Twitter sërish të pakënaqur pas problemeve të tjera me rrjetin social!

Twitter duket se pësoi sërish probleme teknike në shkallë të gjerë së fundmi, pasi mijëra përdorues raportuan probleme me qasjen në shërbim. Sipas mediave të huaja, raportimet për gabime nga përdorues të Twitter u shfaqën në faqen e monitorimit të shërbimit ‘Downdetector’ me mijëra ankesa.

Pas kësaj llogaria mbështetëse e Twitter i pranoi problemet. Në një deklaratë në rrjetin social thuhej:

Twitter mund të mos jetë duke u ngarkuar për disa prej jush, ne po punojmë për një rregullim për t’ju kthyer në platformë sa më shpejt të jetë e mundur.

Twitter may not be loading for some of you –– we're working on a fix to get you back to your timelines ASAP.

— Twitter Support (@TwitterSupport) August 9, 2022

Problemet teknike dukej se rezultuan në daljen e disa përdoruesve nga Twitter. Së fundmi, Twitter pësoi një ndërprerje prej rreth një ore muajin e kaluar. Ai kishte probleme të ngjashme më 17 shkurt, duke ardhur më pak se një javë pas një ndërprerjeje tjetër një orëshe që kompania ia atribuoi një “defekti teknik”. Problemet më të fundit teknike të Twitter vijnë në mes të luftës së tij ligjore me Elon Musk.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, sfidon drejtuesin e kompanisë Twitter, Parag Agrawal, duke i kërkuar debat publik rreth përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social.

Të dëshmojë para publikut se Twitter-i ka më pak se 5% në ditë përdorues të rremë!

Po ashtu, Musk nisi një sondazh duke i pyetur përdoruesit e rrjetit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm në Twitter janë të rremë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE