Për t’u marrë shembull! Dua Lipa dhe Ledri Vula ‘dy shokë’ shumë të mirë…
Dua Lipa i ka kaluar këto ditë në Kosovë ku edhe ka interpretuar në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për 4 ditë në Prishtinë. Në të kaluarën, të gjithë janë në dijeni se ka pasur një lidhje dashurie mes Ledrit dhe këngëtares, ku ky i fundit ka qenë gjithashtu pjesë dhe fali performanca me të vërtetë shumë të zjarrta.
E duke na treguar se janë me të vërtetë për t’u marrë shembull për marrëdhënien e mirë që ruajnë si miq, pak orë më parë është shpërndarë në rrjet një ‘video’ ku dy artistët shfaqen bashkë teksa flasin dhe përqafohen me njëri-tjetrin.
Ledri & Dua Lipa @ SunnyHill Festival #ledrivula #ledri #dualipa #dua #sunnyhillfestival #prishtine #kosova
Kjo situatë nuk ka përbërë aspak problem nga ana e partneres së artistit, që madje edhe janë takuar së bashku. E në një nga mbrëmjet e ‘Sunny Hill Festival’ Sara ka treguar edhe një herë se është një fanse e madhe e Dua-s.
Kur Ledri ka performuar në “Sunny Hill” dhe gjithashtu Sara ka qenë e pranishme. Kjo e fundit ka ndarë një ‘selfie’ me ndjekësit e saj krah Dua-s dhe mund të themi se dy bukuroshet duken shumë të ngjashme dhe na tregon se miqësia mund të ekzistojë pavarësisht rrethanave.