Ançeloti jep lajmin: Ja çfarë ndodh pas përfundimit të kontratës me Real Madrid!
Trajneri italian i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti deklaroi se do të tërhiqet nga trajnimi pas përfundimit të kontratës me madrilenët.
Deklaratën, Ançeloti e dha në një intervistë për “Il Messaggero”, ku ishte i ftuar për të komentuar për skuadrat italianë në fillimin e sezonit të Serisë A.
“Kjo fazë në Madrid do të mbyllë karrierën time. Pas përfundimit të kontratës që kam me ‘Los Blancos’ do të tërhiqem përfundimisht. Reali i Madridit është maja e futbollit dhe do të kishte vërtet kuptim nëse e mbyll karrierën këtu”, u shpreh 63-vjeçari italian.
Ançeloti beri edhe nje deklaratë për kandidatët e Topit të Artë!
“U befasova pak nga mungesa e Kroos, pasi ai ka zhvilluar një sezon fantastik. Por e kuptoj, do të ishte pak problem nëse do të ishin të gjithë lojtarët e Realit në listë…
Edhe Alaba, Militao e Valverde e meritonin, të gjithë lojtarët e mi e meritojnë të jenë, pasi kanë zhvilluar super sezon. Nuk po flas për fituesin, thjesht duhet të ishin në listë, sidomos Kroos”, theksoi trajneri italian.