Bebe Rexha i ‘futet seriozisht’ palestrës, tregon e lumtur rezultatet!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bebe Rexha i ‘futet seriozisht’ palestrës, tregon e lumtur rezultatet!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi është duke punuar në një projekt të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta. Dyshja po sjellin remiksin e këngës “Blue”, pasi publikuan një copëz të shkurtër të demos në rrjetet sociale, e cila është bërë virale dhe fansat kanë kërkuar menjëherë publikimin e versionit të plotë.

Në anën tjetër, 32-vjeçarja po vazhdon të mbetet aktive në Twitter, duke i mbajtur fansat e saj të azhurnuar rreth të rejave më të fundit të saj. Së fundmi, ajo publikoi një video të shkurtër nga ushtrimet në palestër, ku theksoi linjat e saj trupore dhe rezultatin e arritur nga fitnesi. Mes të tjerash, ajo mori një koment nga një ndjekës, i cili i shkruante: “Dukesh mjaft e shëndosh por kjo është një gjë e mirë”.

Hi. Workout time 💪 pic.twitter.com/eINJhZMFdG

— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 12, 2022

Dhe këngëtarja e hitit “Me, Myself and I” nuk nguroi t’i kundërpërgjigjet fansit, duke i thënë se në fakt i ka humbur disa kilogramë. “Dhe humba peshë!!! Isha edhe më e shëndosh më parë”.

And I lost weight!!! I was even thicker before. https://t.co/Y3rJcxq9pe

— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 12, 2022

Rikujtojmë, se Bebe Rexha këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë, por që gjithsesi i ka njoftuar fansat se shumë shpejt pritet të rikthehet me diçka të re. Artistja e njohur numëron një sërë hitesh dhe duket se tre prej tyre kanë tejkaluar pritshmëritë duke marrë mbi 1 miliard klikime. Bëhet fjalë pët këngët “In the Name of Love”, “Me, Myself&I” dhe “Meant to Be”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47845 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE