Begaj të hënën në Kosovë, zbardhet axhenda e vizites se presidentit!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Begaj të hënën në Kosovë, zbardhet axhenda e vizites se presidentit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë të hënën, e para që kur mori detyrën e kreut të shtetit shqiptar.

Begaj do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cili e ka ftuar atë me rastin e fillimit të mandatit si president.

Sipas njoftimit të publikuar nga Presidenca e Kosovës, Osmani do të presë Begajn me ceremoni shtetërore në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani do të zhvillojë takim me Begaj, ndërsa si në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Kujtojmë se Bajram Begaj mori detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë. Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE