Tanimë edhe në tregun e automobilëve, Xiaomi prezanton makinën e parë autonome!
Marka kineze Xiaomi ka hyrë zyrtarisht edhe në tregun e automobilëve. Lei Jun, drejtori ekzekutiv i Xiaomi, do të jetë edhe përgjegjësi i degës së prodhimit të makinave, ku do të punojnë rreth 300 persona dhe do të ketë një kapital prej 1,3 miliardë eurosh. Qëllimi i Xiaomi është i qartë, prodhimi i një makine elektrike inteligjente, që do të jetë e përballueshme për publikun e gjerë. Drejtori ekzekutiv i Xiaomi tha se:
Kemi zgjedhur drejtimin autonom për të nisur aventurën tonë në botën e automobilëve. Do të na duhen dy vite testime për të nxjerrë në treg produktin që pritet nga ne.
Rikujtojmë se rreth një vit më parë kompania kineze, Xiaomi testoi sistemin e saj të ri të karikimit të shpejtë dhe theu të gjitha rekordet e mëparshme! Xiaomi përdori teknologjinë e re Hyper Charge për smartphone-in e modifikuar M11 Pro me një bateri 4,000 mAh. Kompania ishte në gjendje të karikonte baterinë nga 0 në 50% të kapacitetit në tre minuta dhe 23 sekonda dhe deri në 100% në vetëm tetë minuta përmes një lidhjeje me tela 200W. Në demonstrimin e karikimit me wireless 120W, procesi i plotë i karikimit përfundoi për 15 minuta.