Varianti optimist, energjia 600 milionë euro në 2022; ndikuan çmimi i lartë në bursë dhe thatësira
Ndërsa vera ka sjellë një thatësirë të gjatë, çmimet e energjisë elektrike po arrijnë shifra 7 herë më të larta se dy vite më parë. Vendi edhe pse prodhon me kosto të ulët nga hidrocentralet, sërish gjysmën e kërkesës për energji është i detyruar ta importojë.
Koorporata elektroenergjitike shqiptare në ankandin e fundit ka blerë energji për datat 13-14 gusht me çmimin mesatar 440 euro, ndërsa vendi ka harxhuar rreth 255 milion euro deri më tani.
Dhe në këto kushte fondi i garancisë sovrane, së vënë në dispozicion nga qeveria prej 20 mld lekësh apo 200 milion dollarësh është drejt fundit, ndërsa qeveria ka marrë vendim për të disbursuar kredinë e vënë në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prej 8 mld lekësh, për të mbuluar nevojat ditore të vendit.
Sipas ekspertëve, fatura pritet të jetë marramendëse deri në fund të vitit.
“Ne kemi importuar në këto 8 muaj, atë që më përpara e importonim gjatë gjithë vitit, madje edhe në vitet më të vështira. Ndër skenaret më optimiste parashikohet që fatura totale e blerjes së energjisë të arrijë në 600 milionë euro. ”- tha një ekspert
Sipas ekspertëve mbështetje duhet edhe për iniciativat private
“Qeveria të mos vërë vetëm garanci sovrane për kompanitë publike si KESH apo OSHEE, por edhe për iniciativat e sipërmarrësve privatë.”-tha një ekspert
Qeveria ka marrë disa masa për emergjencën energjetike. Fillimisht duek fikur dritat në rrugët kryesore të vendit si dhe në disa qendra urbane pas orës 12 të darkës. Gjitahshtu pritet që në portin e Vlroës të ankorohet një anije që do prodhojë energji si pasoje marrveshjes me Exxel Energy. Ndërkohë për bizneset në tension të mesëm çmimi është rritur me 6.5 lekë, ndërsa pritet rritje nga shtatori edhe për familarjët që konsumojnë mbi 800 kë/h në muaj. Në nëntor pritet edhe hapja e bursës së energjisë.