Morën vetëm dy birra dhe i paguan ato, ndodh çudia në lokalin e pronares e cila harroi kafenenë hapur!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Morën vetëm dy birra dhe i paguan ato, ndodh çudia në lokalin e pronares e cila harroi kafenenë hapur!

Duket si histori filmash, por është ajo që ka ndodhur vërtet në një qytezë në Marke të Italisë. Anca Nicoleta Scolareanu është një 32-vjeçare rumune prej vitesh në Itali, që me shumë sakrifica ka hapur një kafene të vogël në qytezën e Sant’Angelo. Pas periudhës së vështirë të pandemisë, aktiviteti po rifillonte të fitonte disi, por një mëngjes gjithçka u duk sikur mund të vihej në rrezik. Anca gjeti derën e lokalit të saj të hapur.

Menjëherë u kujtua se faji ishte i saj dhe se për shkak të shpejtësisë kishte harruar qepenin lart, me aktivitetin totalisht të pambrojtur. Anca hyri në kafene me tmerrin se gjatë natës gjithçka që ishte brenda mund të ishte bastisur, por u surprizua. Gjithçka ishte në rregull, mungonin vetëm dy birra, të zëvendësuara nga një cope letre ku ishte shkruar:

Morëm dy shishe, ja ku i keni paratë.

Kamerat e sigurisë kishin fiksuar skenën, ku shiheshin tre të rinj që kishin parë dyert dhe pasi nuk kishin marrë përgjigje, ishin vetëshërbyer, duke dhënë në fund atë që mendonin se ishte haku i duhur. Një gjest që ka emocionuar pronaren e kafes.

Një gjest i bukur që të jep shpresë. Mund të iknin pa paguar, nuk e bënë. Ishte si një dhurate, një shenjë respekti për punën që bëj. Dua t’i falënderoj publikisht, po u shfaqen do t’i ofrojë një pije falas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE