Pra, edhe miliarderët mund të përdorin metrotë dhe këtë na e vërtetoi princi i Dubait!

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pra, edhe miliarderët mund të përdorin metrotë dhe këtë na e vërtetoi princi i Dubait!

Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed Al Maktoum, përdori së fundmi metronë në Londër si një qytetar i thjeshtë gjatë pushimeve të tij familjare dhe eksperiencën e ndau edhe me gati 15 milionë ndjekës të tij në Instagram. Ai ndiqet në rrjetet sociale dhe nga personazhe të famshëm si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba apo ish-kapiteni i kriketit të Anglisë, Kevin Pietersen.

Sheikh Hamdan publikoi një foto në Instagram pa rrobat e tij tradicionale, me veshje të thjeshtë. Interesant ishte fakti që askush nuk e vuri re pranin e një sheiku në metro. “Këta të varfër as nuk ia kanë idenë se më kë po e bëjnë këtë udhëtim”, shkroi dikush në Instagram.

Ai mund të ketë kaluar pa u vënë re tani, por muajin e kaluar u bë virale një video që tregonte Sheikh Hamdan duke bërë selfie me banorët e Dubait në Londër, të cilët e panë atë në makinën e tij. Videoja u postua nga Ahmad Jaber Al Harbi, një mik dhe shoqërues i rregullt i udhëtimit të Princit të Kurorës, dhe mbishkrimi ishte: “Një banor i Dubait pa në Londër”. Princi i Kurorës së Dubait njihet gjerësisht si Fazza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE