Samanta Karavella ekspozon hiret në postimin më të fundit dhe na i bëri ‘sytë zemra’!
Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Teksa na ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e saj Ardit Çuni, duket se para këtij dueti lançon projekte mjaft verore.
Pak javë më parë në bashkëpunim me Pitt Leffer, Samanta erdhi me këngën “Le le”, e duket se bukuroshja nuk ka të ndalur. Vetëm pak ditë më parë, bukuroshja publikoi “Chocolino”, por surpriza e këtij projekti është fakti se vjen në bashkëpunim me Elinel, i cili gjithashtu është tekstshkruesi i këngës.
E përpos rikthimit të fuqishëm në muzikë, duket se Samanta po i kushton rëndësi edhe rrjeteve sociale. Disa orë më parë në llogarinë e saj në Instagram, artistja ndau me ne disa foto me rroba banjo ku mund të themi me plot gojë se duket një yll i vërtetë e kjo falë hireve të saj.
Nuk jemi mësuar shpesh me këngëtaren që të ekspozojë linjat e saj, por kur e bën na lë pa fjalë…
E ftuar para disa muajsh në “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.
Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve të shumta, që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.