Sezoni i ri i “Wake Up” duke nisur më 5 Shtator, tani me protagonist Blendi Salaj!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sezoni i ri i “Wake Up” duke nisur më 5 Shtator, tani me protagonist Blendi Salaj!

Prej kohësh tashmë mëngjesi në Top Albania Radio fillon me “Wake Up”. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, i cili në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit. “Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Bisedat janë përqëndrimi i mendimit e analizës apo i informacionit mbi gjithçka duke nisur nga politika, jeta e përditshme urbane e deri tek arti, spektakli dhe personazhet më interesante në vend.

Këtë sezon të ri “Wake Up” vjen me ndryshime. Tashmë do të kemi mundësi që të shohim Blendi Salaj si autor dhe njëkohësisht moderator të këtij programi duke filluar nga 5 Shtatori. Blendi nuk është aspak një emër i panjohur për botën e televizionit. Karriera e tij ka nisur që herët dhe eksperienca e tij ka qenë e gjatë.

Në vitin 1997, ai u shpërngul në Shtetet e Bashkuara ku përfundoi studimet në Shkenca Komunikimi me profil radio-televizion. Zgjedhja e kësaj dege studimi kishte të bënte me pasionin e tij për median radiofonike. Nga viti 1999 deri më 2008 punoi për kompaninë mediatike The New York Times në sektorin e marketingut direkt. Që prej vitit 2003 Blendi Salaj nis të angazhohet në jetën publike shqiptare si publicist online dhe në shtypin e shkruar.

Në vitin 2008 Blendi vendos të rikthehet në Shqipëri ku u angazhua fillimisht si lektor i komunikimit në universitet dhe më pas si autor dhe drejtues programesh të ndryshme radiofonike dhe televizive. Ai ka ndërtuar një profil të dallueshëm përmes prezencës mediatike dhe në rrjetet sociale. Duke filluar nga 5 Shtatori, Blendi nis një aventurë të re në Top Channel dhe Top Albania Radio me “Wake Up”…

Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tre orëve të transmetimit, veç informacionit tipik mëngjezor që tërheq vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve, muzika e programit mbetet një nga armët e forta që prek te gjitha gjeneratat e audiencës dhe dëshiron që të jetë kolona zanore e çdokujt, që në nisje të ditës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64406 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE