Avionët gjigantë të SHBA-ve fluturojnë të hënën mbi sheshin Skënderbej në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avionët gjigantë të SHBA-ve fluturojnë të hënën mbi sheshin Skënderbej në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve!

Dy avionë gjigantë “B-52” të SHBA-ve do të fluturojnë paraditen e datës 22 gusht mbi sheshin Skënderbej me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shprehet se do të njoftohet edhe ora e saktë e fluturimit të tyre, ndërkohë që fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë të SHBA-ve.

Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe ejani të shihni fluturimin e dy avionëve amerikanë “B-52” nga sheshi Skënderbej të hënën, më 22 gusht. Do të njoftojmë orën e saktë këtu në faqen tonë të hënën në mëngjes! Nuk ka mënyrë më të mirë për të nderuar 100-vjetorin të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, marrëdhëniet tona gjithnjë e më të forta në fushën e mbrojtjes dhe vlerat tona të përbashkëta të NATO-s. Aeroplanët “B-52”, të cilët për më shumë se 60 vjet kanë qenë themeli i forcës së bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë. 

🇦🇱 | Nderoni drejt qiellit këtë të hënë! Të rritur dhe fëmijë, mos humbisni një shfaqje të mahnitshme ushtarake dhe…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Saturday, August 20, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE