Çfarë ndodhi? Një ambulancë mbërrin në rezidencën ku do zhvillohet dasma e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi? Një ambulancë mbërrin në rezidencën ku do zhvillohet dasma e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Një incident i papritur ka “mjegulluar” për pak imazhin magjepsës që është krijuar për dasmën e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Një ambulancë ka mbërritur në rezidencën, ku do të bëhet dasma për shkak të një aksidenti që nëna e Ben pati në pronën e djalit të saj në Georgia.

Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, nëna e aktorit të njohur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në këmbën e saj. Menjëherë pas incidentit, Ben Affleck thirri një ambulancë për të marrë nënën e tij.

Çifti Affleck-Lopez u panë jashtë spitalit, dhe Ben duke ndezur një cigare jashtë ndërtesës.  Sipas Daily Mail, incidenti nuk ngjall shqetësim.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ambulanca ka mbërritur në godinë rreth orës 12:00 të mesditës dhe ka qëndruar aty për 20 minuta para se të nisej për në spital.

Ambulanca është larguar e shoqëruar nga forcat e policisë. Kuptohet që provat e dasmës u shtynë.

Gjatë fundjavës do të zhvillohet dasma e shumëpritur. Çifti, i cili rreth një muaj më parë shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Las Vegas, po përgatiten të festojnë dashurinë e tyre dhe të zyrtarizojnë lidhjen në një event të madh treditor me të dashurit e tyre në pasurinë e aktorit në Riceboro, Georgia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE