Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ‘na shkrinë zemrën’ me postimin e fundit!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ‘na shkrinë zemrën’ me postimin e fundit!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Së fundmi një foto e ëmbël e Einxhel dhe Dagz është shpërndarë kudo në rrjete sociale dhe Einxhel ka vendosur ta ripostuar atë në Instastory. Në foto duket Einxhel e shtrirë, ku ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur dhe Dagz teksa e puth.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.

Deri këtu gjithçka duket në rregull, por së fundmi aktorja ka publikuar një InstaStory në rrjetin e saj social Instagram ku u dyshua se padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Portalet kanë ‘shpërthyer’ ditën e sotme nga postimi i Monikës. Mirëpo, Einxhel ka reaguar duke na zbuluar se nuk e di as vetë gjininë e fëmijës dhe e vetmja që e di është motra e Dagz, halla e fëmijës që do të vijë në jetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48188 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE