Epo shyqyr u vendos edhe data se kur do të lançohet iPhone 14!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Epo shyqyr u vendos edhe data se kur do të lançohet iPhone 14!

Prej më shumë se një muaji filluan të qarkullonin lajmet se Apple do të nxirrte në treg iPhone 14, por për shkak të shumë problemeve mes shteteve data ende nuk ishte konfirmuar. Askush nuk e dinte nëse Apple do të zhvillonte eventin në muajin shtator si gjithmonë. Së fundmi është bërë e ditur se eventi special i radhës nga Apple është vetëm disa ditë larg, dhe nëse veçse raportet e fundit janë të sakta, atëherë eventi do të mbahet të mërkurën e 7 shtatorit.

Forbes raporton se Mark Gurman nga Bloomberg, para disa ditësh raportoi për datën për të cilën ai mendon se është e saktë. Por që në fakt, ai nuk ishte i pari që e parashikoi këtë datë. Javën e kaluar, Max Weinbach tha se eventi do të mbahet me 7 shtator dhe jo me 13 shtator, siç ishte thënë më herët.

Kjo do të thotë se data e mundshme e prezantimit për iPhone-ët e radhës, pa përmendur gamën e tre modeleve Apple Watch dhe ndoshta edhe të AirPods Pro, mund të jetë më herët. Pa kaluar shumë kohë prej se analisti Mark Gurman sugjeroi se data e prezantimit për iPhone-ët e këtij viti mund të jetë e mërkura e 7 shtatorit, një analist tjetër i njohur është futur në “garën” e zbulimit të datave.

Ming Chi Kuo nga TFI Securities para disa ditësh dha komentin e tij mbi këto zëra duke thënë:

Data e prezantimit/dërgesave për iPhone 14 mund të jetë më e hershme se ajo e iPhone 13/12, e cila mund të jetë një nga arsyet se pse Apple ofroi një perspektivë pozitive për tremujorin e tretë për vitin 2022 në listën e fundit të fitimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE