Tragjike në Fier, 2-vjeçari ndërron jetë pasi i bie bombola e oksigjenit në kokë!


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku ka ndërruar jetë një fëmijë. Mësohet se teksa po luante, 2-vjeçarin e ka zënë poshtë një bombol oksigjeni e cila ishte mbledhur si hekurishte për skrap. Fëmija është transportuar për ne spitalin e Fierit po ka mbërritur pa shenja jete.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.