Jo vetëm Valdrin Sahitin, Beyonce zgjedh dhe një tjetër stiliste shqiptare!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm Valdrin Sahitin, Beyonce zgjedh dhe një tjetër stiliste shqiptare!

Stilistja e njohur Nensi Dojaka, e cila la Tiranën për Londrën u kthye në një fenomen të modës brenda pak kohësh në London Fashion Week. Nensi sa vjen e po bëhet më e preferuara nga vajzat e showbiz-it.

Në Tribeca Festival 2021, Emily Ratajkowski zgjodhi pikërisht stilisten tonë dhe veshja e saj në atë event e bëri supermodelen amerikane të shkëlqejë e gjitha veshur me një fustan të zi asimetrik. Nensi gjithashtu ka stiluar veshjen e aktores shumë të njohur Sophie Turner, një arritje shumë e madhe për të gjithashtu.

Nëse mendonit se suksesi i Nensit mbaron me këto emra e keni gabim. Ajo ka stiluar veshje për një ndër modelet më të përfolura të momentit, Bella Hadid, si dhe Megan Fox. Tashmë një tjetër yll ka vendosur që të vishet nga stilistja e njohur.

Së fundmi Beyonce mahniti 273 milionë ndjekësit e saj në Instagram teksa në postimin e saj të fundit u shfaq e veshur nga një krijim i Nensit. 40-vjeçarja i dha një kthesë moderne fustanit klasik të zi. Përveç fustanit të veçantë, artistja ka nxjerrë në pah edhe këmbët e saj me geta të tejdukshme me prerje që imitonin ato në fustanin e saj. Beyonce kompletoi pamjen e saj me syze dielli të errëta, vathë të mëdhenj, çantë dore dhe taka të zeza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47749 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE