Marka prestigjioze prezanton ‘bishën’ e re Bugatti Mistral Roadster 2024!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marka prestigjioze prezanton ‘bishën’ e re Bugatti Mistral Roadster 2024!

Marka e re prestigjioze Bugatti ka sjellë në treg një tjetër kryevepër! Bugatti quad-turbo W-16 është një super prodhim i inxhinierisë. Kur Volkswagen Group e kaloi kontrollin e Bugatti tek prodhuesi kroat i makinave elektrike Rimac, ishte një e qartë se e ardhmja e markës ultra luksoze do të jetë plotësisht elektrike. Si modeli i fundit që do ta ketë motorin W-16, Bugatti Mistral i ri  i sapo prezantuar në Pebble Beach gjatë Javës së Makinave Monterey  është makina që sinjalizon këtë tranzicion.

Edhe pse ka një emër tjetër, Mistral gjithashtu e kompleton ciklin jetësor të Bugatti Chiron, pasi që është një version konvertibil i hiper makinës, diçka që nuk është ofruar deri më tani. Do të prodhohen vetëm 99 njësi të Mistral dhe secila nga to do të kenë çmim prej 4.9 milion eurove, duke u bazuar në kursin aktual të këmbimit në SHBA. Nga Bugatti deklaruan se të gjitha makinat janë shitur, ndërsa dërgesat do të fillojnë nga viti 2024. Edhe pse është shumë i afërt me Chiron, Mistral është më shumë se një makinë pa çati. Ekipi i dizajnit i dha automjetit një front të ri radikal, Bugatti Divo dhe Bugatti La Voiture Noire. Mistral nuk është një “bukuri natyrore”, me dritat e montuara në parafango dhe grilën e markës me “patkua” në fund.

Xhami i përparmë i prerë i Mistral lakohet si një vizore dhe përputhet me panelet anësore të cekëta. Në asnjë nga imazhet zyrtare nuk shihet se makina do të ketë çati, por Bugatti për Car and Driver tha se makina do të ofrohet me një panel të përkohshëm me kapëse dhe jo me një çati të plotë. Motori është ai ekzistuesi W-16 8.0 litërsh me katër mbushës turbo dhe prodhon 1578 kuaj fuqi. Është motori me performancës të njëjtë me Chiron Super Sport 300+, model ky i cili vendosi një rekord për shpejtësi në vitin 2019. Bugatti ende nuk ka lëshuar detaje të tjera rreth performancës për Mistral, por kanë bërë të ditur se do të ketë shpejtësi maksimale prej 420kMh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE